
Një agjent i FBI-së është ndaluar në Pakistan pasi ka tentuar të hipte në avion ndërsa kishte municione. Agjenti do të udhëtonte nga Karachi në Islamabad. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar amerikan.
Agjenti i FBI-së ndodhej në Pakistan si pjesë e një misioni për trajnimin e policisë lokale. Një zyrtar i Departamentit të shtetit tha se diplomatët po negociojnë për lirimin e shtetasit amerikan.
Mediat pakistaneze raportuan se agjenti u paraqit në gjykatë gjatë ditës së martë për tu përballuar me akuzën kundër terrorizmit, e cila ndalojnë mbajtjen e armëve apo municioneve gjatë fluturimit me avion.
Punonjësit e FBI dhe të agjencive të tjera amerikane lejohet të mbajnë armën në Pakistan, kur ata janë të autorizuar. Në këtë rast agjenti nuk e dinte që kishte një sasi të vogël fishekësh, ka thënë një zyrtar amerikan. Media lokale raportoi se personit të ndaluar i ishin gjetur 15 fishekë.
Zyrtarët amerikanë shpresojnë se ky rast do të zgjidhet më lehtë se rasti në vitin 2011, kur Raymond Davis u akuzua për vrasjen e 2 personave, por duke deklaruar se i kishte vrarë pasi ata kishin tentuar ta grabisnin atë. Ky rast rriti ndjeshëm ndjenjat kundër Amerikës dhe i tensionoi marrëdhëniet mes 2 vendeve.
Top Channel