Gjyqtari pogradecar Dhimitër Pojanaku, i arrestuar për korrupsion lë burgun e Drenovës pasi është lënë në arrest shtëpie nga kolegët e tij të Apelit.

Në seancën e zhvilluar pas apelimit nga ana e mbrojtjes, me qëllim caktimin e një mase më të ulët sigurie, trupi gjykues i Apelit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtarin.

Pasi çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nga ana e organit të akuzës është pretenduar që të mos jetë Gjykata e Apelit ajo që do të zhvillojë këtë seancë mbështetur mbi moskompetencën e saj.

Por pasi kjo kërkesë është rrëzuar nga trupi gjykues ka vijuar seanca. Mbrojtja nga ana e saj ka shprehur kërkesën mbështetur tek provat e pavlefshme ndaj gjyqtarit, mungesën e rrezikshmërisë, por edhe profesionin që ai ushtron.

Mbështetur mbi dy argumentat e fundit, Gjykata e Apelit ka vendosur një masë më të lehtë sigurie për gjyqtarin Pojanaku.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta