Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Një agjent francez sigurie është vrarë dhe një tjetër është plagosur
rëndë në një atentat në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Ata ishin në një
makinë duke mbrojtur misionin e Bashkimit Evropian, kur u qëlluan nga
një person i paidentifikuar.
Nga të shtënat një shofer jemenas ka mbetur gjithashtu i plagosur. Presidenti francez Francois Hollande e ka cilësuar sulmin si një “akt burracak”.
Shtetasit perëndimorë janë shënjestruar së tepërmi në muajt e fundit. Rasti më i njohur ishte ai i një diplomati gjerman, që mbeti i plagosur ditën e hënë. Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton dënoi gjithashtu sulmin, që u verifikua në qendër të kryeqytetit.
“Prania e BE-së në Jemen ka si qëllim të vetëm asistimin e vendit përgjatë tranzicionit demokratik dhe zhvillimin ekonomik të tij. të sulmosh njerëzit e angazhuar në këto përpjekje është diçka dashakeqe dhe e pakuptimtë”, deklaroi Ashton.
Sulmi i armatosur vjen në një kohë kur ushtria jemenase po vazhdon sulmet ndaj militantëve të Al Kaedës në jug të vendit. Ministria lokale e Mbrojtjes deklaroi së fundmi se deri tani në këtë operacion janë vrarë të paktën 37 militantë.
Al Kaeda në Gadishullin Arabik kontrollon shumicën e territorit jugor të Jemenit që prej vitit 2011. Aktualisht ajo konsiderohet edhe dega më e rrezikshme e rrjetit terrorist.
Muajin e kaluar në rrjetet sociale qarkulloi një video që tregonte mbledhjen e liderëve të degëve të Al Kaedës në Jemen, në të cilën u shfaq edhe personi që konsiderohet si trashëgimtari i grupit, Nasir al Whayshi, i cili duartrokitej nga të pranishmit.
Muajin e kaluar në rrjetet sociale qarkulloi një video që tregonte mbledhjen e liderëve të degëve të Al Kaedës në Jemen, në të cilën u shfaq edhe personi që konsiderohet si trashëgimtari i grupit, Nasir al Whayshi, i cili duartrokitej nga të pranishmit.
Po muajin e kaluar forcat speciale jemenase dhe ato amerikane ndërmorën një aksion të papreçedent ndaj organizatës terroriste, ku u shënjestruan figura të rëndësishme të saj.
Top Channel