Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Këshilltarja amerikane për Sigurinë Kombëtare, Susan Rice, do të udhëtojë drejt Izraelit, të mërkurën dhe të enjten, për takime të paralajmëruara me homologët izraelitë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, të martën.
Vizita e Rice, e para në rolin e saj si këshilltare për Sigurinë Kombëtare, vjen pas ngecjes së bisedimeve të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve. Administrata e Obamës e ka bërë të qartë se bisedimet për procesin e paqes në Lindjen e Mesme nuk janë në krye të axhendës gjatë udhëtimit të saj.
Rice kryeson një delegacion amerikan të përbërë nga krerët e disa agjencive, drejt një Grupi Konsultativ amerikano-izraelit, që do të mbledhë vazhdimisht figurat më të larta të qeverive të të dy vendeve, për të diskutuar mbi problemet e sigurisë bilaterale dhe rajonale, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Delegacioni amerikan përfshin edhe përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, nga ai i Mbrojtjes, ai i Thesarit dhe komuniteti i inteligjencës, shtoi Shtëpia e Bardhë.
Rice pritet të takohet veçmas me presidentin izraelit, Shimon Peres, dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu, deklaroi ajo.
Izraeli anuloi pjesëmarrjen në negociatat e ndërmjetësuara prej SHBA-ve me palestinezët, pasi presidenti Mahmoud Abbas njoftoi papritur arritjen e një pakti uniteti me grupin rival islamik të Hamasit, të cilin Izraeli dhe SHBA-të e konsiderojnë një organizatë terroriste.
Izraeli transferon fondet palestineze, veniten kërcënimet për sanksione
Punonjësit palestinezë të sektorit publik kanë marrë pagat e tyre gjatë së martës, bënë të ditur zyrtarë palestinezë, si një shenjë që Izraeli është tërhequr nga kërcënimi për të vendosur sanksione, kur bisedimet për paqe nisën të përkeqësoheshin muajin e kaluar.
Izraeli kishte thënë më 10 Prill se do të ndërpriste fondet, pasi presidenti palestinez Mahmoud Abbas nënshkroi një seri konventash ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, me të cilat ai shpreson që do t’i lejohet palestinezëve të sfidojnë Izraelin në Kombet e Bashkuara, organizatë që e njeh Palestinën si një shtet jo-anëtar që prej 2012-s.
Negociatat për paqen mes Izraelit dhe Palestinës, të ndërmjetësuara nga SHBA-të, përfunduan më 29 Prill pa ndonjë rezultat.
Top Channel