
Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi, në një deklaratë për shtyp të mbajtur
paraditen e së martës ka kritikuar atë që e ka quajtur përulje të
krerëve të mazhorancës para figurës së diktatorit Enver Hoxha, në
homazhet e ditës së 5 Majit.
“Dyshja Rama-Meta u përul përpara fotos së Enverit. Përulja nga dyshja Rama-Meta është një fyerje për popullin, për ata të internuar, të burgosur e të pushkatuar pa ligj”, ka deklaruar Vorpsi.
Zëdhënësja e partisë më të madhe të opozitës ka treguar një dokument, i cili sipas saj tregon “ritet” e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe deputetit të PS, Pandeli Majko.
“Rama dhe Meta po bëjnë gjithçka për të kthyer në jetë diktatorin më të egër të lindjes, që shkëputi vendin me dhunë nga familja evropiane. PD e dënon ashpër këtë linjë të mazhorancës së majtë dhe i kërkon asaj që të heqë dorë nga këto rite”, ka shtuar Vorpsi.
Top Channel