Nis plotësimi i vakancave në AMA

06/05/2014 00:00

Komisioni i Medias dhe i Arsimit i ka hapur udhë nisjes së procedurave
për zëvendësimin e katër vendeve vakante të AMA-s dhe zhbllokimit të
këtij institucioni, i cili prej më shumë se një viti e ka të pamundur të
marrë vendime.

“Zyrtarisht fillon procesi për zëvendësimin e katër anëtarëve, tre anëtarëve të thjeshtë dhe anëtari i katërt, i cili është kryetari aktual në detyrë zonja Bushati. Projektvendimi është shqyrtuar, si dhe Komisioni dhe parlamenti do të fillojnë procedurat ligjore për zëvendësimin e katër vendeve vakante, përfshi edhe vendin e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizuale”, tha nënkryetari i Komisionit, Alfred Peza.

Kryetari i ketij Komisioni, Genc Pollo ka kerkuar qe Komisioni te miratoje propozimin e opozites, sipas se cilit procedurat duhet te hapeshin per tre vende vakante dhe jo 4, ne menyre qe kryetarja te vijoje mandatin e saj.

“Propozimi nuk miratohet. Me këtë rast besoj që nuk ka më vend për ndonjë iluzion të mëtejshëm, sic nuk ka më vend edhe për pjesëmarrje të opozitës në këtë mbledhje, sepse vazhdimi i saj me propozimin që me shumë mundësi do të fitojë është një farsë e mbledhjes”, tha Pollo.

Ky propozim eshte hedhur poshte nga mazhoranca. Pas ketij vendimi, kryetari i Komisionit dhe deputetet e PD-së janë larguar nga Komisioni.

Mbledhja eshte drejtuar nga nenkryetari i ketij Komisioni Alfred Peza, i cili ka hedhur ne vote propozimet e mazhorances dhe ka rrezuar raportin e paraqitur nga AMA nje muaj me pare.

Pas ketij vendimi, procedurat per perzgjedhjen e kater anetareve te AMA-s, sipas ligjit te ri per mediat audiovizive nis zyrtarisht. Seanca plenare e Kuvendit do te hape vakancen per kryetarin e AMA-s, ndersa Komisioni i Medias per tre vendet bosh te anetareve. Endira Bushati eshte zgjedhur ne AMA duke marre mandatin plotesues te nje anetari te dorehequr, Artan Zenelit ne vitin 2009 dhe me pas mandatin plotesues te ish-kryetares Mesila Doda, po ne vitin 2009.

Mandati plotesues i anetarit Zeneli, i zgjedhur ne vitin 2007 ka perfunduar ne vitin 2012, nderkohe qe zonja Bushati eshte rizgjedhur kryetare pas mbarimit te mandatit plotesues te Mesila Dodes, por pa u rizgjedhur anetare ne Kuvend pas mbarimit te mandatit plotesues qe kishte marre nga zoti Zeneli, duke qene kryetare pa mandat anetari.

Zonja Bushati eshte zgjedhur nga mazhoranca e djathte, pasi me pare ka punuar keshilltare ligjore prane Kryeministrise dhe Kuvendit, kur keto institucione drejtoheshin nga Sali Berisha dhe Jozefina Topalli.

Top Channel