“Jeta ime iku dhe nuk u kthye më kurrë”/ Ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare, mesazhi prekëse i stjuardesës para fluturimit fatal: Të dua, do të flasim kur…
Të paktën 6 persona janë plagosur në një sulm me thikë në një stacion treni në provincën Guangzhou të Kinës, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Sipas njoftimit për shtyp të zyrës lokale të sigurisë publike, policia ka qëlluar një nga agresorët. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë motivet e këtij sulmi, por ai ndodh pak javë pas një sulmi të ngjashëm në stacionin Urumki, në perëndim të rajonit Ksinjiang.
Gjithashtu, ai vjen pas sulmit në të njëjtën formë të muajit mars, ku humbën jetën 29 persona. Autoritetet kanë fajësuar për të dy këto sulme separatistët nga minoriteti mysliman ujgur, që jeton në Ksinjiang.
Në deklaratën e saj zyra lokale e sigurisë ka sqaruar se agresorët mbërritën në stacion të martën dhe fillimisht goditën me thikë një djalë të ri, që refuzoi t’u bindej paralajmërimeve të tyre.
Gjashtë personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë mjekime, ndërkohë që po zhvillohen hetime për të zbardhur ngjarjen.
Top Channel