Gjenerali: Moska nxit sulmet në Ukrainë

06/05/2014 00:00

Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove është i
mendimit se “Rusia nuk do ta pushtojë Ukrainën sepse,sipas tij,
Kremlini ka mënyra të tjera për të arritur qëllimet e tij”.

Gjatë një konference që u zhvillua në Otaua të Kanadasë, Bridllov është i mendimit se “Presidenti rus, Vladimir Putin do të vazhdojë të bëjë atë që po bën tani; krijimin e trazirave, diskreditimin e Qeverisë ukrainase dhe nxitjen e lëvizjes separatist”.

Ai parashikoi se Moska do të mbajë nën kontroll Ukrainën lindore pa dërguar trupat e rregullta përtej kufirit.

Komandanti i NATO-s u shpreh i sigurt për praninë e forcave speciale ruse në Ukrainë. Por, sic tha ai, nuk është e qartë nëse ishin ato që qëlluam me raketa tre helikopterët ukrainas javën e kaluar. Duke marrë parasysh dhunën në rritje në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon i tha Agjencisë franceze të lajmeve se ai do të ofrojë veten si ndërmjetës para se situata të dalë jashtë kontrollit.

Top Channel