Çefa i dorëzon dosjen komisionit hetimor

06/05/2014 00:00

Deputeti socialist Taulant Balla, kërkoi që Komisioni për
Zëvendeskryetarin dhe Anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis
Çefa të përfshijë në hetim edhe punën e Çefës në krye të Agjencisë së
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Bazuar ne praktiken e zgjerimit te objektit te hetimit, nga komisioni i ngjashem i demokrateve ne 2012-ën kur shkarkuan numrin dy të KLD-së në atë kohë, Kreshnik Spahiun, Balla bëri këtë propozim. Ndersa si prove te kerkeses se tij ai solli nje korrespondence te zevendesdrejtorit te pergjithshem te policise ne ate kohe, Agron Kuliçaj drejtuar Bujar Nishanit, qe mbante postin e ministrit te Brendshem, ku sipas Balles, Kuliçaj e vinte ne dijeni ministrin per shkelje te renda ligjore nga Çefa, ne tjetersimin e pronave private dhe pervetesimin e pronave shteterore.

“Hetimi për të cilin e vë në dijeni Kuliçaj, Nishanin, flet për hetime disamujore nga Policia e Shtetit, pas të cilave zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë i thotë ministrit Nishani se Çefa ka përvetësuar hektarë të tërë tokash bujqësore dhe ka tjetërsuar prona private”, tha Balla.

Pavaresisht se Nishani eshte vene ne dijeni te shkeljeve te Çefes perpara se te behej president, la te nenkuptuar Balla, kjo nuk e pengoi mazhorancen e djathte te propozonte pikerisht ate si numrin dy te KLD-se.

Per Spartak Brahon, dosja e shkeljeve te Cefes ne AKKP, u perdor per ta mbajtur ate nen presionin politik te mazhorances gjate ushtrimit te detyres si nenkryetar i KLD-se. Perpara se komisioni te marre vendimin per zgjerimin e objektit te hetimit edhe ne kete drejtim, Braho propozoi që të procedohet duke i kërkuar prokurorisë që të bërë në dijeni nëse ka çështje penale ndaj Çefës.

Duke pershendetur konfirmimin e opozites per te qene pjese e tryezes se drejtesise, Komisioni i apeloi te behej pjese edhe e ketij hetimi.

“Të vijë në Komisionin Hetimor, të mos e lëmë Elvis Çefën në baltë”, u shpreh Braho.

Top Channel