
Si shumë lëvizje të reja në mbarë botën, Partia Komuniste Amerikane
pësoi një goditje të fortë me shembjen e Bashkimit Sovjetik në vitin
1991.
Në një raport të veçante të BBC-se shkruhet se sot ajo ruhet përmes një grup të vogël anëtarësh konservatorë. Jo shumë larg nga “Wall Street” në katin e shtatë të një ndërtesë 8-kateshe elegante në West 23-rd Street- ndodhet selia e një të mbijetuari të pamundur politik, Partise Komuniste e Shteteve të Bashkuara.
Shefja e e Financave, Roberta Wood thote se ndërtesa është blerë në vitet 1970 përpara se lagjia Celsea të behej terheqese. Një lëshim përpara realitetit kapitalist vec dy katet e ndertesës nuk janë dhënë me qira. Të ardhurat mbështesin “Botën e Popullit” një publikim online që është pasardhësi direkt i gazetës të dikurshme të gazetës: “Daily Worker”.
Partia Komuniste në SHBA u themelua në vitin 1919. Arriti kulmin e saj në vitet 1930-1940. Kandidati i saj i fundit për president u paraqit në vitin 1984. Partia ka në të gjithë vendin 2000-3000 anëtarë. Vetem dy anetare qe marrin rrogën kreu i saj Sam Webb dhe zëvendësi i tij Jervis Treiner, kandidati për zëvendëspresident në vitet 1970.
Qellimi final, megjithate mbahet pas ambicieve te saj: “Socializmi do ta drejtoje në një epokë të re vendin, citohet programi i partisë. Qellimi afatgjate, citohet te thote Webb, është “shoqëria komuniste, fundi i te gjithe ndasive klasore, një shoqëri barazie, zhdukja e shtetit, sipas Marksit”.
Në fakt Partia Komuniste kishte nje prezence te fuqishme ne politiken amerikane. Në kulmin e saj në vitet 1930- 1940 kishte nje rrjet te fuqishëm në të gjithë vendin, duke shenuar disa suksese në zgjedhjet lokale. Tre kongresmene demokrate ishin ne menyre te fshehte anetare te Partisë Komuniste. Anëtarësia asnjehere nuk shkoi përtej 100 mijë anetareve, por ndikimi ishte me i gjere. Nisja e Luftës së Ftohte solli perndjekjen e komunisteve amerikave dhe aleateve te tyre ne duart e Komisionit te Dhomes per Aktivitetet Anti-Amerikane dhe me pas nga Senatori Joe McCarthy.
Ishte nje periudhe shkaterrimtare per partine, represioni kunder tyre ishte aq e forte sa u dha atyre nje sens te forte “ispri dë kor” apo dedikimi. Gjate luftes se Ftohte, Partia Komuniste ne SHBA kishte nje strukture paralele te fshehte dhe nje numer qe spiunonte per Mosken, deri në vitet 80 partia merrte fonde nga Bashkimi Sovjetik, për të cilat FBI ishte në dijeni.
Udheheqesi 68-vjeçar i Sam Webb thote se “detyra kryesore eshte sfida e te djathtes ekstreme duke kontribuar ne nje koalicion me te gjere me grupet e majta qe bejne fushate kunder pabarazise ekonomike dhe te drejtat e pakicave. Ai nenvizon se edhe Partia Republikane po flet per varferine. Kritiket i rrezojne keto, madje e quajne partine nje sekt, nje kult. ëebb pranon se partia duhet te fshije pak nga bagazhi historik ne ndertimin e aleancave me grupe te tjera te se majtes amerikane. Ne mbledhjen e konventes ne Qershor ai deshiron te krijoje nje atmosfere qe te gjithe “shoket” siç i quan ai, te ndjehen te lire per te paraqitur shqetesimet e tyre, perfshire edhe një emër të ri për Partinë.
Top Channel