" />   ">

Basha: Shumë fakte për trafikun e drogës

05/05/2014 00:00

“Njoftime të reja vijnë, informacione të reja dalin, denoncime të
freskëta po depozitohen, indicje të reja po raportohen nga burime
zyrtare të brendshme nga partnerët tanë që punojnë bashkë me shqiptarët.
Të gjitha këto të mbështetura edhe me dëshmi të reja okulare për rrugët
e transportit të drogës, drejt pikave të grumbullimit, për kamionët,
gomonet dhe avionët e drogës. Këtë informacion që sa vjen e bëhet
kapicë, e kemi ne, e ka pala qeveritare, e kanë partnerët tanë”.
 

Këtë gjuhë, herë popullore dhe herë diplomatike, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e përdori për të përforcuar tezën e opozitës se infrastruktura ushtarake në Shqiperi eshte perdorur per trafik droge dhe se kjo nuk ka me asnje dyshim.  

Ajo qe ra ne sy ishte se zoti Basha, ne ndryshim nga deklaratat e tjera iu referua disa here partnereve nderkombetare, duke e trajtuar çeshtjen e droges ne Shqiperi edhe si shqetesim te tyre.

“Debatet e fundit për drogën, treguan qartë para gjithë shqiptarëve, se nuk është e vërtetë që kemi parë ëndrra, por kemi parë fakte. Ne e dimë se krimi kërkon vazhdimisht shtigje të reja veprimi, por kurrë nuk ka ndodhur si tani, të plasë droga sheshit, në tokë, në det dhe në ajër, si në qeverisjen Rama-Meta. Kurrë nuk ka ndodhur që vendi të shfaqet në radarët e partnerëve tanë, si një kartel i drogës me kufi fluidë, ku nuk dallohet ku mbaron karteli dhe ku fillon qeverisja, apo anasjelltas”, u shpreh Basha.

10 dite me pare Parlamenti vendosi te hetoje kete çeshtje, por Komisioni, i cili duhet te ishte mbledhur nje jave me pare, ende nuk ka nisur nga puna, sepse ne vendimin e Parlamentit mungon pika se kush do ta kryesoje Komisionin. Për Partine Demokratike çdo dite e humbur per hetimin e çeshtjes se droges, ështe dite e fituar per narkotrafikantët.

“Sot është emergjencë ngritja dhe fillimi menjëherë nga puna i Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e trafikut të drogës. të ngrihet Komisioni dhe të fillojë menjëherë nga puna. Kjo është kërkesa jonë, kjo është thirrja jonë dhe kryefjalë e aksionit tonë opozitar gjatë kësaj jave dhe ditëve në vazhdim”, tha Basha.

Top Channel