Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Forcat qeveritare të Sudanit të Jugut kanë nisur një sulm në qendrën strategjike të naftës në Bentiu, pasi është marrë nga rebelët muajin e kaluar.
Automjete të blinduara dhe një numër i madh forcash janë parë t’i drejtohen qendrës. Forcat rebele kanë mohuar gjithmonë akuzat e OKB-së se kanë vrarë me qindra njerëz për të marrë qytetin në muajin Prill.
Që nga momenti i nisjes së konfliktit, Dhjetorin e kaluar, Bentiu, në veri është marrë disa herë nga rebelët dhe më pas nga forcat qeveritare.
Tensionet ranë për një periudhë kohe, por në momentin që Presidenti akuzoi zëvendësin e tij për komplot, atëherë trazirat nisën sërish. Machar mohoi akuzat e ngritura dhe mobilizoi një grup rebel për të luftuar qeverinë.
Ofensiva qeveritare në Bentiu vjen 2 ditë pasi Presidenti Kiir i kishte thënë Sekretarit amerikan të Shtetit se ishte i gatshëm të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta për paqe me ish zëvendësin e tij.
Top Channel