“Antisemitizmi kërcënon të gjithë njerëzimin”/ Rama për “Jerusalem Post”: Lufta në Gaza? Vuajtjet e palestinezëve janë reale Partia Demokratike hodhi dyshime sot për emërimin në krye të Drejtorisë së Ujësjellësit në Patos të një personi me probleme ligjore gjatë kohës që ka qenë në Greqi.
“Emërimet e dyshimta dhe kriminale të Edi Ramës në postet e rëndësishme publike, po arrijnë rekorde të reja. Sot, ne po i drejtojmë disa pyetje kryeministrit në lidhje me meritokracinë, shanset e barabarta dhe asaj që kjo qeveri e ka si filozofi: t’i gjejmë njeriut, punën.
Z.Rama cili është kriteri i ndjekur në emërimin e Drejtorit të Ujësjellësit të Patosit?
Z.Rama, pse drejtori i Ujësjellësit të Patosit, ka ndryshuar emrin?
A e ka ndryshuar emrin sepse ka pasur probleme me drejtësinë greke?
Z.Rama, sa vite burg për trafik droge ka bërë në Greqi, drejtori juaj i ujësjellësit në Patos?
Cili është kumbari politik i drejtorit të ujësjellësit, që ka ndërhyrë tek ju për këtë emërim?
Ne jemi në pritje të përgjigjes tuaj, për të kuptuar realitetin e punësimeve të Edi Ramës. Për të kuptuar etikën e qeverisjes, meritokracinë dhe rilindjen e ujësjellësit”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
Top Channel