K. Jugut, numri i viktimave të tragetit, 242

04/05/2014 00:00

Një realitet i zymtë ka nisur për të gjithë ata të afërm të viktimave, që ishin në bordin e tragetit koreano-jugor “Seëol”, të cilët shpresonin më kot për të mbijetuar, teksa zyrtarët kanë konfirmuar sërish disa vdekje të tjera.

Operacioni i polumbarëve po zgjat prej ditësh tashmë mes vështirësive të shumta, kryesisht i fokusuar për kërkimin e trupave të viktimave të mbytur, pasi asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë që pas ditës së përmbysjes dhe zhytjes së tragetit.

Puna e kërkuesve është bërë edhe më e vështirë, pasi atyre u duhet të thyejnë dyert e mbyllura të kabinave, të bllokuara nga mbetjet, siç bën të ditur agjencia e lajmeve Yonhap.

Gjatë 24 orëve të fundit, Roja bregdetare e Koresë së Jugut ka konfirmuar 14 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 242, ndërkohë që numri i të zhdukurve ka rënë në 60.

Trageti u mbyt më 16 Prill, teksa ishte në një udhëtim nga Incheon-i në veri, drejt Jeju-së në jug-perëndim, një nga ishujt më të frekuentuar turistik.

Top Channel