Irlandë, lirohet lideri i Sinn Fein

04/05/2014 00:00

Lideri i Sinn Fein, Gerry Adams është lënë i lirë. Ai akuzohej për një vrasje të ndodhur në vitin 1972, të Jean McConville, nënë e ve e 10 fëmijëve.

Adams ishte ndaluar që prej ditës së mërkurë dhe është marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e 37-vjeçares, e cila ishte rrëmbyer në sy të fëmijëve në Belfast dhe pasi ishte vrarë ishte varrosur në një vend të fshehtë nga ushtria republikane irlandeze. Trupi i saj u gjet në një plazh në County Louth në vitin 2003.

Ditën e premte gjyqtari i çështjes dha edhe 48 orë shtesë për arrestimin e Adams dhe pasditen e së dielës policia vendosi të lërë të lirë atë.

I lidhur prej kohësh me IRA-n e konsideruar dikur si krahu i armatosur i Shin Fejnit, Xherri Adams është prej politikanëve më në zë katolikë që ndihmuan ndërmjetësimin e paqes në Irlandën e Veriut. Sot partia e tij është përfaqësuesja e dytë më e madhe e opozitës në vend.

Irlanda e Veriut është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe militantët protestantë dëshironin të mbetej e tillë. Katolikët nga ana tjetër luftuan për largimin e britanikëve dhe bashkimin e veriut me pjesën tjetër të Irlandës. Konflikti zgjati 30 vjet dhe përfundoi në 1998-ën me marrëveshjen e së premtes së mirë, e cila ofroi një kornize politike për ndarje pushteti mes partive.

Top Channel