Kreu i forcave të armatosura të Egjiptit, fildmarshalli Abdul Fattah al-Sisi u shpreh se nuk mund të shpërfillë më thirrjet e shumicës që kërkojnë kandidaturën e tij si presidentit.
Al-Sisi u citua nga Agjensia Shtetërore “Mena”, e cila përcaktoi se pritet që kreu i ushtrisë të përmbushë procedurat zyrtare për kandidaturën e tij në ditët në vazhdim.
Ky është treguesi më i qartë deri tani në lidhje me qëllimin e presidentit për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të planifikuara për muajin Prill.
Në krye të ushtrisë, Al-Sisi udhëhoqi revolucionin që solli rrezimin e presidentit Mohammed Morsi në muajin Korrik.
Fildmarshalli pritet gjerësisht që të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij aktual dhe të konkurrojë për zgjedhje, pasi Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura i dha mbështetjen e tij publike në fund të Janarit.
Sipas specialistëve pritet gjerësisht që Al-Sisi të fitojë nëse do të konkurrojë, i ndihmuar nga popullariteti i tij dhe mungesa e rivalëve seriozë.
Top Channel