PD: Rama emëroi drejtor një ish të dënuar

03/05/2014 00:00

Partia Demokratike vijoi denoncimin e të emëruarve në administrate.
Zëdhënësja e kesaj partie tha se një ish i denuar nga gjykata është
emëruar drejtor ne qytetin e Beratit dhe per këtë akuzoi kryeministrin
Rama. 

“Myqerem Xhaferri është proceduar dhe është dënuar nga Gjykata në fillim të vitit 2011, por kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ti besojë atij një nga shërbimet më të rëndësishme publike të rrethit të Beratit.Këto janë veprat e Edi Ramës, në kohën e krizës së punës. Fjalë të bukura për etikë, meritokraci, profesionalizëm e shanse të barabarta. Por në realitet, Kryeministri po u thotë qytetarëve, bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Top Channel