
Deputetët aktuale, drejtuesit lokalë demokratë dhe kryetarët e degëve të kësaj partie me dy mandate janë përjashtuar si koordinatorë të Tiranës, i njëjti parim i ndjekur edhe në pjesën tjetër të vendit.
Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka prezantuar përpara koordinatorëve të 11 njësive bashkiake dhe rrethinave, udhëzimin e tij për kryeqytetin, në të cilin do të nisë procesi i anëtarësimeve të reja, i njëjti proces që ka përfunduar tashmë në pjesën tjetër të vendit.
Ky udhëzim që kreu demokrat ka bërë prezent në këtë mbledhje së bashku me regjistrimin e anëtarësisë së PD, përmban edhe aplikimin për anëtaresimet e reja.
Në udhëzimin e kryetarit Basha thuhet që të evidentohen personat që potencialisht mendohet se kanë votuar për PD në zgjedhjet e fundit dhe më pas ata të ftohen për t’u anëtarësuar.
Udhëzimi shton gjithashtu se synohen prurje të reja dhe afrimin e moshave të reja pranë Selisë Blu.
Por cështja që ngjall më shumë kuriozitet, dhe ndoshta debat brenda radhëve të demokratëve janë emrat e koordinatorëve. Disa prej tyre, janë ish-deputetë, si Jemin Gjana e Tritan Shehu. Por edhe emra të prezantuar se fundmi në PD si Grida Duma, ndërsa një pjesë e mirë e koordinatorëve janë emra që kanë qenë në qeverisjen e demokratëve drejtues drejtorish dhe agjencish, si Ivi Kaso, Gazmend Spahia, Eneida Guria, Genti Minarolli etj.
Afrimi i disa prej tyre është shoqëruar me debate brenda partisë për shkak të mungesës së një kontributi të fortë në parti në të shkuarën. Në të gjithë rrethin e Tiranës do të jenë 60 koordinatorë.
Top Channel