Me ndryshimet e klimës të verifikuara në vitet e fundit kemi vënë re një
“tërbim” të motit, herë me temperatura të larta në stinët e ftohta e
herë me shira në ato të ngrohta.

Veçoria e këtyre fenomeneve është se duke qenë natyrore, njeriu e ka thuajse të pamundur të përballet me to. Pavarësisht se shtete në vende të ndryshme të botës marrin masa për të shmangur tragjeditë, në disa raste kjo rezulton e vështirë.

E tillë ka rezultuar në Afganistan, ku si pasojë e reshjeve të dendura një faqe mali ka rrëshqitur duke vënë para një fshat të tërë në provincën Badakshan.

Masivi gjigand i baltës që ka rënë ka shkatërruar shtëpitë e fshatit dhe për më tepër u ka marrë jetën 350 personave, ndërkohë që rreth 2 mijë të tjerë konsiderohen të varrosur nën baltë.

Veriu dhe lindja e Afganistanit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu së fundmi dhe fotot e mëposhtme ju japin një ide të asaj që mund të bëjë natyra.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta