Egjipt, shpërthim pranë stacionit të metrosë

03/05/2014 00:00

Një tjetër shpërthim i fuqishëm është shënuar në kryeqytetin egjiptian gjatë ditës së premte. Nga raportimet e para bëhet e ditur se një makinë bombë ka shpërthyer pranë stacionit të metrosë dhe për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Ky ishte shpërthimi i tretë gjatë së premte në Egjipt, më herët 2 shpërthime kamikaze ndodhën në gadishullin e Sinai, ku mbeti i vrarë një ushtar dhe u plagosën 7 të tjerë.

Në një episod tjetër dhune, një polic është vrarë nga një sulm me bombë në Kajro, ndërsa në qytetin-port të Aleksandrisë 2 persona janë qëlluar për vdekje, kur mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi, u përplasën me rezidentët.

Sulmet e militantëve dhe dhuna politike janë përshkallëzuar që kur ushtria rrëzoi Morsi-n përmes një grush-shteti, liderin e Vllazërisë Muslimane gjatë Korrikut të kaluar për shkak të protestave masive kundër regjimit të tij.

Ish-shefi i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi, i cili udhëhoqi rrëzimin e tij, pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale të 26-27 Majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB