DASH: Ekstremizmi, problem rajonal

01/05/2014 00:00

Vetëm pak përpara vendimit të qershorit për statusin e vendit kandidat
të Shqipërisë, zevendëssekretari amerikan i shtetit ëilliam Burns, priti
në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ministrin e Jashtëm,
Ditmir Bushati.

Takimi ne DASH qe realizohet ne momentin kur Shqiperia ende perballet me mungesen e vendimeve te disa vende te BE-se per statusin, merr ne kete konteks nje mesazh dhe rendesi te veçantë.
 
Takimi qe mbahet gjithashtu ne kohen kur Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin per 2013 ku theksonte si çeshtje grupet e ismalizmit radikal pjesemarrese ne luften ne Siri, ka prekur edhe kete ceshtje, ne konteksin e nje fenomeni rajonal. Zoti Burns nxit vijimin e hapave te nderrmarra nga Qeveria shqiptare ne kete drejtim dhe bashkepunimit rajonal kunder ketij fenomeni.
 
Zoti Bushati morri nga zyrtari i larte i DASH, vleresimin per angazhimet konkrete të Shqipërisë krahë Shteteve të Bashkuara në një sërë sfidash ndërkombëtare, si dhe vleresoi qendrimet e qeverise shqiptare per Ukrainen dhe dergimin prej saj te vezhguesve ne kete vend.

SHBA, gjithashtu konfirmuan mbeshtetjen per ndertimin e Gazsjellesit TAP, vecanerisht ne kushtet, kur kriza ukrainase nxorri ne pah nevojen e diversifikimit te burimeve te gazit.

Ne kete takim, qe eshte i pari i nivelit te larte pas negociatave per armet kimike, u konfirmoi mbeshtetja e pandrere dhe e vazhdueshme e SHBA per Shqiperine. Shefi i diplomacise shqiptare, gjate Konferences se Atlantic Council ne ëashington, u takua edhe me sekretarin amerikan te shtetit John Carry dhe zwvendwspresidenti amerikan Joe Biden.

Top Channel