7.2 miliardë njerëz në Kanionin e Madh

01/05/2014 00:00

Nëse do të merrnim të gjithë popullsinë e botës dhe ta hidhnim në Kanionin e Madh në Arizonë (SHBA), do të mbulohej vetëm një pjesë e tij.

Në fakt, 7.2 miliardë njerëzit do të formonin një grumbull jo edhe aq të madh, ashtu siç duket në këtë foto të mrekullueshme. Grafika është realizuar nga kanali Vsauce në YouTube.

Sipas përllogaritjeve, edhe nëse do të merrnim të gjithë njerëzit që kanë populluar Tokën në histori (106 miliardë) do të bëheshin vetëm 15 grumbuj që nuk do të ishin të mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë këtë kanion.

Parku Kombëtar i Kanionit të Madh pranë lumit Kolorado vizitohet çdo vit nga rreth 5 milionë persona.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta