
Pas debatesh lidhur me reformat qe MK po ndermerr ne institucionet ne
vartesi te saj, me i fundit ai i artisteve te TKOB, ministrja Mirela
Kumbaro shpjegoi arsyen e ketyre reformave, duke vene theksin tek rritja
e nivelit ne teresi te artit dhe kultures vendase, meritokracia dhe
ndertimi i nje sistemi vlerash.
Ministrja hodhi poshte, sic u shpreh ajo: cdo manipulim e keqperdorim te opinionit, qe nevojen per reforma e quan vitin zero, e qe shperndan shpifje per mbyllje institucionesh artistike, duke shtuar se kulturen nuk e ben as nje ministri, nje qeveri, apo aq me pak nje parti.
“Reformat që po ndërmerr Ministria dhe drejtuesit e teatrove janë krejt transparente dhe synojnë, në radhë të parë një strukturë të re institucionale me kategori të detajuara artistike për secilin nga anëtarët e trupës, pa shkurtuar asnjë post pune! E theksoj pa shkurtuar asnjë vend pune për artistët! Perkundrazi, duke krijuar edhe hapësira për artistë të rinj. Vendosjen e ligjshmërisë së marrëdhenieve të qarta kontraktuale për të gjithë artistët, në dinjitet të figurës së tyre dhe në përputhje me kodin e punës, si dhe krijimin e një skeme afatgjatë vlerësimi të performancës artistike që duhet të shoqërojë çdo artist në karrierën e tij, me mundësinë per te bere karriere ne skenë”, u shpreh Kumbaro.
Ministrja beri te ditur edhe nje tjeter reforme, ate te sistemit te pensioneve, ku sipas saj per here te pare figura e artistit do te trajtohet si nje kategori e vecante, me specifikat e veta.
Top Channel