PD: Dëshmite zbulojnë trafikun

26/04/2014 00:00

Partia Demokratike, duke iu referuar dëshmive të dhena në media, tha se
tashmë ka prova publike për trafikimin e drogës me avion.

‘Ndërsa Qeveria nuk mund të fshihet më, drejtesia duhet të hetojë këtë skandal’, tha zedhenesja e kesaj partie ne nje deklarate per mediat.

“Dëshmi të reja tronditëse po dalin çdo ditë, që tregojnë se avionët e drogës, janë ulur në territorin tonë, janë ngarkuar me mall dhe janë larguar. Në Gjadër, në Lushnje, në Kardhiq, etj, avionë ngarkohen me drogë dhe e trafikojnë atë në vende të tjera.Kjo është një situatë e paprecedentë. Dëshmitë tregojnë se në 7 muaj të qeverisjes Rama-Meta, Shqipërinë e kanë shtënë në dorë narkotrafikantët, droga ka plasur sheshit dhe trafiku i saj bëhet me cdo mjet e mundësi. Ne i kërkojmë Prokurorisë, Policisë së Shtetit, të ngrihen në rolin që u ka ngarkuar kushtetuta, të bëjnë detyrën dhe të mbrojnë republikën tone nga kjo kanosje që po i bëhet prej trafikut të drogës”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Top Channel