Debat i fortë në Greqi për lirinë artistike, ndërpritet koncerti për shkak të gjuhës së këngës
Polumbarët, të cilët po kërkojnë për të tjerë viktima në tragetin e mbytur në Korenë e Jugut, kanë mundur të gjejnë 48 trupa në një dhomë të vetme të tij, që ishte bërë për të akomoduar 38 persona, bëjnë të ditur zyrtarët.
Grupi ishte dyndur në një dhomë fjetjeje dhe të gjithë kishin veshur jelekë shpëtimi, tha një oficer i Marinës së Koresë së Jugut. Rreth 183 trupa janë nxjerrë nga trageti Sewol, por me dhjetra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, që supozohen të mbytur.
Kreu i operacioneve për të nxjerrë trupat tha gjatë së premtes se nuk ka “asnjë ide” se sa mund të zgjasin kërkimet nën ujrat detare.
Trageti kishte 476 veta në bord, shumica e të cilëve kishin mbetur brenda tij, teksa ai u anua dhe u mbyt brenda 2 orësh, që nga dhënia e sinjalit të fatkeqësisë. Në total janë shpëtuar vetëm 174 pasagjerë.
Shumica e viktimave, që rezultojnë zyrtarisht të vdekur apo që prezumohen të mbytur, ishin studentë dhe mësues nga shkolla e mesme Danwon, në jug të Seulit.
Të afërmit e irrituar të tyre akuzuan për ngadalësinë e operacionit të kërkimit, teksa të premten u konfrontuan me ministrin e Peshkimit dhe shefin e Rojes Bregdetare.
Top Channel