Dyshime për traktatin e Gjenevës

25/04/2014 00:00

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Rusi vuri në dyshim
efektshmërinë e marrëveshjes së Gjenevës, për uljen e tensioneve në
Ukrainë.

Vygaudas Usackas bëri komente para gazetarëve lidhur me marrëdhëniet BE-Rusi, në kohën kur Kievi kërkoi shpjegime për stërvitjen ushtarake ne kufirin qe ndan Rusine dhe Ukrainen.

“Për fat të keq, në pjesën lindore të Ukrainës kemi parë përparim të vogël ose aspak përparim – tha Usackas-lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të Gjenevës, kur është fjala për çarmatosjen e grupeve paraushtarake”. Duke folur pas operacioneve te qeverise ukrainase- kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Rusi, i bëri thirrje Moskes të shtojë përpjekjet për të qetësuar situatën.

“Respektojmë të drejtën e qeverisë ukrainase për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, por njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjitha palëve, përfshirë qeverisë ukrainase, të shmangin aktet provokuese”. Ai tha se mund të vendosen sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat mund të intensifikohen, nëse dështon pakti i Gjeneves. “Të dyja palët janë shumë realiste se për të ardhmen e parashikueshme ato mbeten të varura nga njëra-tjetra”, tha Usackas.

Lidhur me bashkëpunimin energjetik, Rusia ka nevojë për të ardhura nga hidrokarburet dhe Evropa ka nevojë për gaz rus”. Sipas tij, ne  tregun e sotëm global, Bashkimi Evropian duhet të mendohet mirë për synimet madhore në marrëdhëniet e tij me Rusinë. “Federata ruse-tha ai-është e ndryshme nga ajo që kishim imagjinuar dhe veprimet tona duhet t’i përshtaten realitetit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB