Boko Haram: Do krijojmë kalifatin

25/04/2014 00:00

Lideri i grupit Boko Haram ka deklaruar krijimin e kalifatit të tyre në Nigerinë veriore. Në një video prej 52 minutash të lëshuar në rrjetin social Youtube, kreu AbuBaker Shekau konfirmoi me  bindje se të gjitha përpjekjet e tyre ishin shpërblyer dhe ata tashmë zotërojnë Nigerinë, ndërsa më vonë gjithë botën.

Deklaratat e tij u refuzuan menjëherë nga forcat e ushtrisë nigeriane të cilat u shprehën se do vazhdojne ta ruajnë me fanatizëm sovranitetin territorial të vendit të tyre. Në një reagim të zëdhënësit nigerian të mbrojtjes u tha se çdo përpjekje e grupit terrorist do të mbetet thjesht një përpjekje iluzioniste.

Më parë grupi Boko Haram përparoi në disa qytete në Nigeri duke djegur e shkatërruar gjithcka. Ndërkohë rreth 480 ushtarë nigerianë thuhet se kanë depërtuar në Kamerun , zonë e marrë nën zotërim nga terroristët, dhe sipas raportimeve në media ka nisur konflikte të forta të armatosura mes grupeve.

Boko Haram shihet si një kërcënim i madh në ekonominë afrikane dhe në prodhimin e energjisë atje. Aktiviteti 5-vjeçar i terrorizmit të tyre ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare që prej momentit që grupi rrëmbeu 200 vajza nga një shkollë nigeriane në Prill të këtij viti, të cilat ranë pre e krimit të organizuar dhe ende nuk dihet fati i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA