Debat i fortë në Greqi për lirinë artistike, ndërpritet koncerti për shkak të gjuhës së këngës Presidenti amerikan Barak Obama ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Japoninë, në konfliktin për ishujt me Kinën.
Pas bisedimeve me kryeministrin japonez Shinzo Abe në Tokio, Obama paralajmëroi të mos ketë përshkallëzime dhe cështja të zgjidhet në mënyre paqësore. Obama konfirmoi se ishujt janë pjesë e një “traktati për sigurinë” që i angazhon Shtetet e Bashkuara të veprojnë nëse Japonia sulmohet.
“Artikulli pese mbulon të gjithë territoret e administruar nga Japonia përfshirë edhe ishujt Senkaku. Ne nuk besojmë që ata të jenë subjekt i ndryshimeve të njëanshme. Ky nuk është një qendrim i ri, por i qendrueshem”, tha Obama.
“Vizita juaj në Azi në këtë kohë është një testament i ribalancimit të politikës amerikane që i shton rendësi këtij rajoni””, tha Abe.
Të dy udheheqesit folen edhe nje marrëveshje të madhe tregtare si dhe për Korene e Veriut. Ishujt njihen në Japoni si Senaku ndersa në Diaoyu në Kinë. Tokio kontrollon ishujt ndersa Kina pretendon se i përkasin, madje ka dërguar avionë dhe anijë, që sipas Japonisë kane cënuar hapsirën ajrore dhe detare të saj.
Ministria e Jashtme Kineze,të mërkurën,kundërshtoi qëndrimin e SHBA-së. “Aleanca e ashtuquajtur SHBA-JAPONI –shkruhej ne deklaraten e Ministrise se Jashtme-është një pakt dypalesh nga Lufta e Ftohtë që synon të mos cënojë sovranitetin territorial dhe te drejtat e arsyeshme e Kines”.Presidenti amerikan mbërriti- të mërkurën në Japoni- ndërsa më pas do të udhëtojë në Korene e Jugut, Malajzi dhe Filipine. Megjithese nuk do të shkojë në Pekin, marrëdheniet me Kinën parashikohet të dominojnë bisedimet me udheheqesit e ketyre vendeve. Turi i tij në Azi- që do të përfundojë më 29 prill-bëhet shtate muaj, pasi u anullua për shkak të mbylljes se perkohshme te qeverise amerikane.
Top Channel