Debat i fortë në Greqi për lirinë artistike, ndërpritet koncerti për shkak të gjuhës së këngës
Tre amerikanë janë qëlluar për vdekje nga një polic në një spital në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, bëjnë të ditur autoritetet amerikane.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane deklaroi se viktimat ishin pjesë e stafit mjekësor. Spitali, i specializuar për kujdesin shëndetësor të fëmijëve dhe nënave, drejtohet nga Cure, një kompani e vogël amerikane bamirësie.
Dy persona të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur. Ndërsa vrasësi qëlloi edhe veten, por mbijetoi dhe aktualisht ndodhet i ndaluar nga policia. Motivet e veprimit të tij mbeten të paqarta.
Afganistani ka përjetuar një valë të re sulmesh që kanë nisur para dhe kanë vijuar gjatë e pas zgjedhjeve të 5 prillit.
Ambasada amerikane në Kabul konfirmoi me “keqardhje të thellë” vrasjen e tre shtetasve të saj, por nuk dha asnjë detaj tjetër mbi ngjarjen.
Sipas policisë së Kabulit, një grup prej pesë ose gjashtë të huajsh po hynin në spital, në perëndim të kryeqytetit, kur polici hapi zjarr dhe më pas ai drejtoi armën vetes.
Korrespondenti i BBC në Kabul deklaron se ai punonte për Forcat e Mbrojtjes Publike, që kishin për detyrë sigurinë e spitalit. Familjarët e tij po merren në pyetje nga hetuesit, në banesën e tyre në qytetin lindor të Xhalalabadit.
Shoqata e bamirësisë Cure e mori në menaxhim spitalin me 100 shtretër 7 vjet më parë, e restauroi dhe e fokusoi në kujdesin shëndetësor për gratë dhe fëmijët. Në të punojnë 27 doktorë dhe 64 infermiere.
Top Channel