Zgjedhja e pozicionit të partnerëve në shtrat tregon shumë për marrëdhënien e tyre. Ke dëshirë ta ndjesh pranë, apo t’i kthesh shpinën? Edhe përmes gjumit mund të përcillet një mesazh jo pak i rëndësishëm.
Sipas një studimi me 1100 persona, të publikuar nga “Edinburg International Science Festival” çështja kyçe është largësia mes çiftit.
Partnerët që flenë më pak se 2 centimetra larg- ka shumë gjasa të jenë të lumtur, krahasuar me ata që ruajnë një distancë më të madhe se 70 cm.
Studimi zgjeron punën e psikiatrit Samuel Dankell. Ishte ai që zbuloi se personat që shtriqen më shumë gjasa janë të pavendosur, të shqetësuar dhe të ndjeshëm ndaj kritikave.
Ata që flenë me këmbë të mbledhura, janë pajtues, të gatshëm për kompromis dhe nuk marrin qëndrime ekstreme.
Ata që flenë në të ashtuquajturin “pozicion mbretëror” apo me kurriz janë të hapur, të gjerë, në kërkim të sensacioneve.
Ndërsa ata që flenë përmbys janë të sertë dhe perfeksionistë. Sipas studimit të fundit; 42 % e çifteve flinin “shpinë më shpine”, 31 % kthehen në të njëjtin drejtim dhe 4 % qëndrojnë ballë për ballë.
Rreth 34 % e çifteve takojnë trupat e njëri-tjetrit , 12 % e kalojnë natën me pak se 2 centimetra larg, ndërsa 2 % qëndrojnë larg mbi 70 cm.
Profesori i Psikologjisë i Universitetit të Hertfordshire, Ricard Jazzmen që drejtoi studimin tha se “94 % e njerëzve që kalonin natën në kontakt me njëri-tjetrin kishin një marrëdhënie më të lumtur, sesa 68 përqind e atyre që nuk prekeshin”.
Ky është studimi i parë, i mbështetur mbi një anketë që ekzaminon pozicionet e gjumit të çifteve dhe rezultatet-sigurisht- që u japin mundësi të gjithëve, të përcaktojnë jo vetëm personalitetin, por edhe të kenë një konkluzion për marrëdhënien e tyre.
Top Channel