Skejtbordi i mbuluar në flori
16/04/2014 00:00
Ky është skejtbordi më i shtrenjtë në botë. Është i mbuluar me flori dhe kushton rreth 11 mijë euro.
Ky skejtbord është dizenjuar nga Matthew Willet, i cili rekomandon që ai që do e përdorë duhet të veshë doreza pasi prekja do i heqë shkëlqimin.
Edhe pse peshon 80% më shumë se skejtbordët e tjerë, Willet thekson se ai është njësoj i lehtë në përdorim sa të tjerët.
“Procesi i larjes në flori është sekret. Kam pasur shumë interesim për të”, thotë dizenjuesi.
Top Channel