Lazarat, luftë “sociale” kundër drogës

12/04/2014 00:00

Policia ka vendosur të ndjekë një taktikë tjetër për të frenuar kultivimin e kanabist në Lazarat.

Pas takimit me fëmijët e fshatit në shkolla, drejtues të policisë dhe pushtetit vendor zhvilluan një takim me banorët e zonës, të cilëve u kërkuan t’i japin fund kultivimit të kësaj bime.

Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga dhe kryetari i komunës, Dasho Aliko u thanë banorëve që të gjejnë mënyra të tjera për të siguruar jetësën dhe jo kanabisin, që po e kthen fshatin dhe gjithë Shqipërinë në një shembull të keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA