
Me anë të një njoftimi në faqen e saj të internetit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i ndalon rreptësishtë të gjithë punonjësit e qeverisë Amerikane që jetojnë në Shqipëri, udhëtimin për në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër.
“Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë. Në 2004-ën një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoj të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përballë me grupe të armatosura. Që në atë kohë zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Top Channel