
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë vendosjen e dialogut mes forcave politike në Shqipëri.
Këtë solli si mesazh të Washingtonit ne Tirane, zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit Jonathan Moore. Pjesëmarrës në nje aktivitet per 5-vjetorin e NATO-s, zoti Moore vuri ne dukje rëndësinë e konsensusit per ecjen përpara edhe me integrimin europian.
“Pyetja klasike eshte se ne cilen ane jane SHBA-të? Nga partia e Kryeministrit Rama, partia e kryebashkiakut Basha, partia e kryeparlamentarit Meta? Ketu kemi nje qendrim diplomatik. Ne nuk mbajme ane. Por me lejoni te jem i qarte. Ne fakt, ne e kemi marre nje ane, ne jemi ne krahun e Shqiperise, ne anen e shqiptareve. Ne duam te shohim konsensus, ne duam te shohim qe puna pozitive, e cila ju solli ne NATO 5 vjet me pare, te kryhet nga te gjithe dhe vetem keshtu do te shkoni ne Bashkimin Europian”, tha Moore.
Zoti Moore nuk ngurroi t’u permende politikaneve shqiptare shembullin e bashkepunimit Serbi-Kosove, i arritur vetem permes dialogut dhe lidershipit te treguar ne te dy vendet.
“Nese ky progres eshte i mundur mes Kosoves dhe Serbise, ai lloj progresi duhet te jete i mundur po ashtu edhe brenda Shqiperise. Shtetet e Bashkuara shpresojne se perpjekje te perbashketa, pavaresisht gjerave qe ju ndajne, mund te behen nga te gjitha forcat politike ne Shqiperi per te ecur drejt Bashkimit Europian. Nese ju deshtoni apo nese ia dilni mbane ne kete perpjekje pas dy muajve, nuk do te varet vetem nga ju ketu. Por, nese Shqiperia do te kete apo jo sukses ne qershor, nese Komisioni do ta rekomandoje apo jo marrjen e statusit, eshte jashtezakonisht e rendesishme qe ju te beni gjithçka mundeni per te punuar se bashku per ate qellim, per te folur me nje gjuhe, dhe per t’u perfaqesuar se bashku”, u shpreh Moore.
Kryetari i opozites, Lulzim Basha, i cili ishte minister i Jashtem gjate kohes se anetarësimit te Shqiperise ne NATO, foli perpara zyrtarit amerikan dhe u tregua qe ne fillim shume i hapur per dialog. Por hapin kryesor sipas tij, duhet ta hedhe Qeveria, perderisa Partia Demokratike ne opozite ka deklaruar zero kushte per çeshtjet e integrimit.
“Ne kete pikepamje do te thoja se kurre nuk ka qene me e lehte per anen tjeter te kryeje me perpikmeri detyrat dhe te shtrije doren e bashkepunimit, ne menyre qe ne Bruksel te shkojme se bashku, sepse ne Bruksel pavaresisht se je nisur per ne NATO apo ne BE, atje shkohet me opoziten, jo kunder opozites, me shtetin ligjor, jo kunder shtetit ligjor”, theksoi Basha.
A ka zgjidhje qe politika shqiptare te gjeje nje gjuhe te perbashket, kur behet fjale per interesa madhore te vendit? Pandeli Majko, nje nga proatlantistet me te njohur shqiptare, beri nje perkufizim te problemit ende te pazgjidhur.
“Politikanet shqiptare nuk jane naïve. Ata nuk jane pa kulture politike. Politikanet shqiptare mund te akuzohen per mungesen e skrupujve apo kufizimeve per qellimet e tyre. Qellimet politike ne Shqiperi nuk njohin kufizimet e sigurise kombetare. Anetaresimi ne NATO nuk e ka ndryshuar papergjegjshmerine politike. Kjo e vertete eshte kthyer ne simbolin e problemeve dhe te vonesave tona historike”, tha Majko.
Top Channel