Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit, degën e INUK Kukës dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë ka nisur të shtunën në mëngjes aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje anës rrugës në aksin Tunel i Kalimashit- Morinë.
Përgjegjësi i INUK në Kukës, bëri të ditur se pronarët e objekteve kanë bashkëpunuar me punonjësit e INUK dhe nuk është shënuar asnjë incident.
“Sic e shihni dhe jeni informuar përmes mediave, ky është një aksion i ndërmarrë nga INUK qendror Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve. Ne si përfaqësues të INUK Dega Kukës kemi marrë të gjitha masat, kemi lajmëruar të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar objekte të paligjshme përgjatë segmentit rrugor. Këtu duhet falenderuar komuniteti për bashkëpunimin që kemi patur të cilët kanë marrë masat duke larguar objektet vetë”, thotë Erion Duraku, përgjegjës i INUK Kukës.
Në këtë zonë do të largohen 28 kioska dhe baraka si dhe platformat e ngritura për ndërtim deri në pikën doganore të Morinës.
Top Channel