Për të folur mbi zhvillimet e fundit dhe atë që është diskutuar prej disa ditësh, takimi mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, që sipas përgjigjes së kreut të opozitës duket se nuk do të zhvillohet. I ftuar në studion e Revistës televizive të Mbrëmjes ka qenë deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i komisionit të ligjeve, zoti Oerd Bylykbashi.

Pandi Gjata: Duke u nisur nga mbledhja e grupit të PD, zoti Basha u shpreh se nuk do të ketë një dialog për fasad, por do të jetë një dialog real, në përgjigjen zyrtare për një takim me kryeministrin Rama u përmend çështja e ligjit të nënpunësit civil, amendamenti “Peza”, AMA, por edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nga shkëmbimi i letrave Rama dhe Basha, u dukë ditë më parë se ishim fare pranë një takimi. Keni një ndryshim qëndrimesh apo çfarë?

Oerd Bylykbashi: Fjala e kreut të PD, sot, në mbledhjen e grupit parlamentar e shpreh qartë konceptin tonë mbi dialogun, së pari ai është fare i qartë në ato që thotë, se dialogu është vlerë themelore e forcës tonë politik. Ne mendojmë se problemet zgjidhen me dialog, por ai duhet të jetë i mirfillt, jo për fasad. Dialogu duhet të jetë i vendosur mbi baza të shëndosha, një nga këto baza është mirëbesimi, mirëkuptimi. Kur ulesh në një negociat nuk mund të pretendosh që secila palë të marrë 100 përqind nga ajo që pretendon, por mirëbesimi është një element i rëndësishëm. Nëse dialogu konceptohet si diçka për të kaluar radhën, për të lyer një fasad të momentit, për të arritur në një datë të rëndësishme, për një nga palët, sigurisht që të gjitha këto kuptohen. Nuk ka asnjë vështirësi për të arritur në konkluzione. Një ftesë, si ajo e zotit Rama, mori një përgjigje që ishte mjaft elokuente nga Basha, i cili e fokusoi qart -“ne mund të dialogojmë për reformën, por më e rëndësishme është të diskutohet për 5 prioritetet për marrjen e statusit. Këto janë interesa jetike për vendin, t’i arrijmë këto prioritete që të avancojmë përpara. Pastaj nëse, së bashku, me konsesus vendosi, të kemi një prioritet të 6 si reforma territoriale, janë çështje që i takojnë politikës konsensuale, për të cilën Shqipëria ka një eksperiencë gati 10 vjeçare.

Pandi Gjata: Në mungesë të një dialogu, apo të një sherrnaje që vazhdon prej vitesh mes politikës shqiptare, kur nuk mund të negociohet për një çështje, mund të ulen palët dhe të diskutojnë për 5 apo dhe 6. Mos do ishte me mirë të niste një dialog për një cështje dhe të vazhdonte në një shkallë në rritje?

Oerd Bylykbashi: Në 10 apo 12 vitet e fundit përvoja ka treguar që dialogu ka funksionuar edhe në kushtet kur çështje të tjera kanë pasur një debat. Por, korniza që ka mishëruar frymën e besimit mes palëve, ka funksionuar dhe e ka ruajtur çeshtjen kryesore në diskutim, për të cilën negociohesh, të pa prekur nga çdo lloj përplasje politike. Shembull, reforma zgjedhore e vitit 2002-2003. Ndërkohë që reforma ishte në përfundim, në fazat më të rëndësishme të saj, e bazuar në marrëveshjen Berisha-Nano, të 5 Prillit 2002, zhvillohej komisioni hetimor “Rama”, i cili në atë moment, nuk prekte reformën zgjedhore që bëhej nga një komision bipartizan, egzakt kjo që është sot. Por, në atë kohë opozita nuk i kishte numrat për të bllokuar, në Parlament, produktin e komisionit dhe vendimarrjen e maxhorancës. Garancia ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar. Në atë marrëveshje thuhet se maxhoranca të angazhohet, mos përdorë shumicën e saj, për të rrëzuar vendimet konsensuale.

Pandi Gjata: Këtë po kërkoni ju tani? Për të përshtatur me reformën territoriale një dokument të shkruar?

Oerd Bylykbashi: E rëndësishme është të ketë një marrëveshje të këtij lloji. Palët të përcaktojnë vërtetësinë e kësaj marrëveshje. Reforma e Kushtetutës e vitit 2008 nuk pati një marrëveshje të shkruar, ajo u konkretizua me një shumicë të madhe votash nga të dyja palët dhe disa muaj më vonë edhe ndryshimin e kodit zgjedhor. Vinim edhe nga një tragjedi, si ajo e Gërdecit, por kjo nuk ndikoi në gjetjen e konsesusit. Tradita na lejon. Të gjitha ato çështje që po zhvillohen me shpejtësi, jo vetëm duke mos kërkuar konsensus, por edhe duke thyer konsensuse që jana arritur më parë.

Pandi Gjata: Po e ribëj pyetjen. Ju e kërkoni një marrëveshje të shkruar, që produkti i komisionit të jetë ai që do të votohet në Parlament? Pasi kam parasysh deklaratën e zotit Rama, javën e kaluar në “Top Story”, por edhe të zotit Cuçi, ditë më parë, që thotë, ‘t‘i kemi garantuar opozitës se paketa do të jetë ajo e miratuara ne Parlament’. Ju e kërkoni të shkruar?

Oerd Bylykbashi: Në fakt, nuk egziston asnjë garanci e këtij lloji. Mos gaboj, po në “Top Story” Rama ka përmendur përsëri 85 vota. Po kështu zoti Fino tha se shumë shpejt do të bëjë një propozim për të ndryshuar formulën e komisionit, i cili nuk mund të ketë një formulë më konsensuale se kaq. Cdo gjë tjetër do të jetë më pak konsensuale, do të shkojë në thyerjen e besimit. Nuk ka asnjë gjë që e shtyn maxhorancën kaq fortë, përvçse një llogari elektorale. Në vitin 2015 ata duan një hart që t’i jap fitoren, duke ndërruar kartat mbi tryezë. Asnjë diskutim i reformës territoriale nuk mund të bëhet në harkun e 2 apo 3 muajve.

Pandi Gjata: Pra kjo do të jetë karta që do të përdorë PD, nëse maxhoranca tenton dhe thotë ‘ne i kemi votat në Parlamet, e votojm’. Kjo do të jetë një kart, që nuk e lejon ligji një reformë të tillë, nga argumentet tuaja?

Oerd Bylykbashi: Jo, qendrimi jonë nuk është bllokues. Kjo është një reformë shumë e rëndësishme, por rëndesinë e merr kur bëhet në kohën e duhur. Nëse biem dakord, e formatojmë si duhet, besoj se do të ishim përpara një zgjidhje që do të zgjaste për 30, 40 apo 50 vitet e ardhshme, do t’i jepte stabilitet qeverisjes lokale.

Pandi Gjata: Nëse e miraton maxhoranca, cili do të jetë qendrimi i Partisë Demokratike?

Oerd Bylykbashi:  Shpresoj të jenë aq të kthjellët. Cili do të ishte impakti negativ, do të kemi mungesë stabiliteti të kësaj reforme. Forcat politike do të fillojnë shumë shpejt diskutimet për ta ndryshuar. Ne gjykojmë ndryshe. Themi të diskutojmë për një reformë më thelbësore se kaq, që është reforma e decentralizimit. Kompetencat t’ja japim pushtetit vendor. Administratorët me çfarë sistemi do të zgjidhen? Kjo është shumë e rëndësishme, mund të na çojë deri në ndryshimin e Kushtetutës. Për rrjedhojë, numrat nuk janë më 84, por 94. Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë me mendje të hapur, me konsensus të mirfilltë për këto cështje kaq madhore, në të kondërt do të ketë kontestime.

Pandi Gjata: I kthehemi edhe një herë takimit që nuk do të realizohet Rama-Basha. Në fjalën e tij, zoti Basha, në mbledhje tha “jo takim, për të kaluar në një situatë, për t’i hedhur hi syve dikujt”. Ndoshta i referohet vizitës që zoti Rama do të ketë në Gjermani me Merkel. A do ishte në të mirë një bashkpunim mes maxhorancës dhe opozitës? Do të ishte pozitive në prag të kësaj vizite  apo edhe për statusin?

Oerd Bylykbashi:  Në fakt, ne nuk na shqetëson sesi Rama do të duket përpara kancelares Merkel. Duhet të jetë ai i shqetësuar për të krijuar frymë besimi tek opozita.  Ne pranojmë çdo lloj oferte që vjen me ‘zemër të hapur’. Basha nuk ka thënë se nuk do të ketë takim. Ne jemi të gatshëm për gjëra që janë të vërteta. Ështe një reformë shumë e madhe.

Pandi Gjata: Të gjithë motorët e opozitës në këto 6 muaj janë në betejën me qeverinë. Duket se është lënë pak në harresë pjesa e zgjedhjeve në PD?

Oerd Bylykbashi:  Ne nuk e kemi betejën me qeverinë, por me paligjshmërinë e qeverisë. Ajo që po çudit këdo është trashësia e këtij filli paligjshmërie.  Kemi raste si vendimi i INUK, i keqpërdorur. Rasti i shërbimit civil. Nuk ndalen, por bien një projekt ligj, i cili ndryshon thelbin e ligjit, duke cënuar konsensusin e 30 Majit. Ky projekt ligj ka probleme kushtetuese.

Pandi Gjata:  Ndaj ky e ka marrë vëmendjen kryesore të opozitës?

Oerd Bylykbashi:  Nga ana tjetër kemi një proces zgjedhor brenda partisë. Është përmbyllur faza e parë, ajo e antarësisë. Nga tani e në vazhdimë fillonë faza tjetër.

Pandi Gjata:  Cila është ambicja juaj personale, për të qenë pjesë e lidershipit të ri në PD edhe në këto kushte të reja mbas “23 Qershorit”?

Oerd Bylykbashi:  Nuk kam ndonjë ambicje specifike. Sigurisht, si çdo politikan i ri apo jo, janë ambicje normale në politikë. Objektivi im, të kryej në mënyrën më të mirë të mundshme funksionet e tanishme. Politika është një lojë grupi dhe jo çështje e një ambicje personale. Nuk kam asgjë të përcaktuar.

Top Channel