
Kriza në Ukrainë i ka shkaktuar jo pak demë ekonomisë së Rusisë.
Megjithëse udhëheqësit rusë minimizojnë çdo ndikim që mund të kenë
sanksionet amerikane dhe ato europiane, për analistet nuk është kështu.
Ata janë të mendimit se “kapitali po largohet nga vendi, ndersa investitoret përpiqen ta shmangin rrezikun duke investuar me vende te sigurta”. Duke marrë parasysh rritjen e vogël të ekonomise ruse, analistët paralajmërojnë se vendi mund të hyjë në recession, në kohën kur zemërata ndërkombëtare dhe sanksionet ekonomike po shtohen”.
Rusia është ekonomia e 9-të në botë. Vitin e kaluar pati një rritje prej vetem 1.3 % Por kete vit, rritja ekonomike eshte ne pikepyetje. Rezervat kanë rënë rreth 14 % këtë vit, rubla- 11% ndaj dollarit dhe inflacioni mund të arrijë në 7 % në muajin mars. Dobësia ekonomike e kombinuar me kërcënim për më shumë sanksionë është e mjaftueshme për agjensite e vlerësimit të kreditit “Standard and Poor” për të ulur parashikimin për ekonomine ruse nga “e qëndrueshme” në “negative”. John Chambers kreu i Komisionit të Vleresimit të Kreditit në “Standard and Poor’s” thote: “Klima e dobët e investimeve dhe disponimi jo i mirë i investitoreve ul parashikimet tona për rritjen ekonomike për këtë vit dhe vitin e ardhshem”.
Investitoret kane terhequr rreth 70 miliardë dollare nga ekonomia e Rusisë prej nisjes se krizës. Por, Rusia nuk është tërësisht e pafuqishme. Banka e saj qendrore ka kapacitet te mjaftueshem për të mbuluar eksod te madh te kapitalit. Mund te reagoje edhe duke ndalur eksportet e gazit ne Europe, qe mbeshtetet tek rusia per thuajse nje te treten e nevojave energjitike. Kjo do të dëmtonte Rusinë, e cila merr më shumë se 50 përqind të të ardhurave të saj nga eksportet e energjisë. Pasojat e sanksioneve ka nisur t’i ndjejë edhe publiku rus. Disa banore te Moskes raportuan për problemet me fondet e tyre në bankat qe jane vendosur ne shenjester të sanksioneve amerikane dhe europiane.
Top Channel