
Pasi vendet më të fuqishme ekonomike vendosën të ndëshkonin Rusinë për
marrjen e Krimesë, Senati amerikan po avancon projektligjin për t’i
ofruar ndihmë ekonomike Ukrainës dhe për t’i vendosur sanksione Moskës.
Me 78 vota pro dhe 17 kunder u miratua masa, qe i hap udhe debatit mbi projektligjin, i cili pritet te miratohet në ditët e ardshme dhe duhet të harmonizohet me legjislacionin e Dhomës së Përfaqësuesve. Projektligji i senatit autorizon hua të garantuara për Ukrainën, flet për ndëshkime ekonomike për zyrtarët rusë dhe riorionton kontributet amrikane për Fondin Monetar Ndërkombëtar në një mënyrë që mund të lehtësojë dhënien e kredive shtesë Kievit. Senatori republikan Dan Coats, i cili është në listën e personave që u ndalohet udhëtimi në Rusi, pas sanksioneve hakmarrëse të Moskës javën e kaluar- thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët nuk mund të jenë pasiv përballë agresionit rus.
Senatori republikan Xhon Mek Kein, te cili i eshte ndaluar udhetimi ne Rusi kerkoi ate qe e quajti ndihme ushtarake “mbrojtese” te Shteteve te Bashkuara per Ukrainen. Senatori McCain javën e kaluar vizitoi Kievin. Ai shoqerohej nga senatori demokrat Chris Murphy, i cili tha se ukrainasit janë duke kërkuar demonstrim të udhëheqjes nga Shtetet e Bashkuara. Disa republikanë kundërshtojnë reformën në ndihmën amerikane për Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke pretenduar se kjo masë do të impononte kosto shtesë për taksapaguesit amerikanë.
Kjo dispozitë mungon në paketën e ndihmave për Ukrainën, të miratuar më herët këtë muaj nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët. Nëse projektligji për Ukrainën miratohet nga senati i kontrolluar nga demokratët, nuk është e qartë nëse Dhoma e Përfaqësusve do ta miratonte reformën për kontributet amerikane për FMN-ne. Të dy dhomat e Kongresit do të duhet të miratojnë masa identike të projekt-ligjit para se ai të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për të marrë nënshkrimin e presidentit Barak Obama.
Top Channel