Qipro ‘minon’ sanksionet ndaj Rusisë

25/03/2014 00:00

Sanksionet ekonomike të Bashkimit Europian ndaj Rusisë si kundërpërgjigjje ndaj aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës, rrezikojnë të minohen për shkak të Qipros.

Vendi i vogël ishullor ka lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë. Investitorët rusë zënë vendin e parë në vend, po ashtu edhe sa u përket depozitave bankare, ndaj nga Nikosia bëjnë thirrje për dialog dhe ulje të toneve për të shmangur rikthimin e “Luftës së Ftohtë”.

Qipro, një anëtar i Eurozonës kërkon që të mos humbasë investimet ruse në vend, sidomos në këtë periudhë, kur ende nuk ka dalë plotësisht nga kriza financiare që e goditi.

“Historikisht kemi patur dhe kemi lidhje të forta ekonomike me Rusinë dhe askush nuk dëshiron që këto marrëdhënie të dëmtohen dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhënie dypalëshe, bëhet fjalë për marrëdhëniet BE-Rusi.

Muajin e fundit tregjet qipriote kanë rënë me 22 përqind që i faturohet krizës në Ukrainë dhe përplasjes mes Moskës dhe Perëndimit mbi Krimenë.

Top Channel