
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandër Turcinov urdhëroi tërheqjen e forcave të armatosura nga Krimea.
“Vendimi- shpjegoi ai- u mor pasi trupat ruse kërcënuan ushtarët ukrainas dhe familjet e tyre”.
“Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes mbërriti në këtë vendim, pas instruksioneve të marra nga Ministria e Mbrojtjes për të kryer zhvendosjen e njësive ushtarake në Republikën Autonome të Krimesë”.
Deklarata e tij erdhi pasi trupat ruse morën dhe bazën detare të Feodosias, e treta që u vu nën kontroll rus, brenda 48 orëve. Zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes, Vlladisllav Selezhnov tha se “rusët sulmuan bazën nga dy drejtime duke përdorur granadat tymleshuese dhe forca të blinduar.
Trupat ruse kanë marrë thuajse të gjitha bazat e ushtrisë ukrainase në gadishull, përfshirë edhe bazën detare të Feodosia”. Moska e konsideron Krimenë pjesë të saj, pas referendumit qe tregoi se 97 % e votuesve kerkuan t’i bashkohen Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian u pergjigjen me nje sërë sanksionesh kundër Moskës, duke vënë në shenjester zyrtarë të lartë, të cilët i akuzojnë për aneksimin e Krimesë.
Grupi i shtatë vendeve të industrializuara do të diskutojë në Hagë, ku zhvillohet samiti per energjine berthamore edhe për përgjigjen kolektive që do ti japin Rusisë
Top Channel