
Një gjykatë në Egjipt dënoi me vdekje 529 përkrahës të ish-presidentit
islamik Mohamed Morsi. Ata akuzohen për vrasjen e një polici dhe sulm
kundër policisë.
Në fakt janë 1200 mbështetes të ish-presidentit Mursi që po gjykohen. Pas rrëzimit të tij nga pushteti, “Vllazeria Myslimane” është shpallur e jashtëligjshme. Gjykata e Minya-s, në jug të kryeqytetit Kajro mori vendimin për ekzekutimin e 529 personave vetem pas dy seancave, gjatë të cilave të pandehurit dhe avokatët mbrojtës u ankuan se ata nuk kishin asnjë mundësi për të paraqitur çështjen e tyre.
Seanca e trete do të zhvillohet me 28 Prill, kësisoj mbetet kohë për konfirmimin e dënimit dhe për ta apeluar në këtë periudhë.
Udhëheqesi i “Vllazërisë Myslimane” Mohamed Badie ishte mes personave që u dënuan. Ata do të apelojnë vendimin. Sulmet që permenden ndodhën pjesë në jug të Egjiptit, ne Minya-s, në muajin gusht pasi forcat e sigurisë shpërndanë protestuesit e mbledhur në dy kampet, duke kërkuar rikthimin e Mursit në pushtet. Gjatë përplasjes mes forcave të rendit dhe protestuesve humbën jetën qindra persona.
Te pranishem ne sallen e gjyqit ishin 150 te dyshuar, ndersa te tjeret u denuan ne mungese. Gjykata shpalli te pafajshem 16 te pandehur. Korrespondetja e BBC-së në Kajro thotë se dënimet me vdekje duhet te marrin konfirmimin nga “Myftiu i Madh”. Zedhënësi i “Vllazërisë Myslimane”, Abdullah Al Hadad i tha BBC-së se “dënimi tregon se Egjipti tani është në diktature”. Grupi i dytë i 700 përkrahësve do të gjykohet të martën.
Top Channel