Moska zyrtare dënon sulmin ndaj Iranit: Aventurë e rrezikshme, po kërcënohet gjithë rajoni
Veneto i thotë “po” pavarësisë. Referendumi i mbajtur online ka marrë 2 milionë e 360 mijë e 235 vota, nga të cilat pro kanë qenë 2 milionë e 102 mijë e 969, apo rreth 89%, ndërsa kundër kanë qenë 257,276, apo vetëm 10,9%.
Referendumi pa vlerë ligjore, por thjesht sa për konsultim u ndërmor nga lëvizja veneciane “Plebiscito.eu”, lideri i së cilës, Gianluca Busato, shpalli lindjen e “Republikës Venete”, duke e dekretuar si “rënie të sovranitetit italian ndaj popullit dhe territorit venet”.
“Të qetët” (Serenissimi) e kishin provuar më herët këtë tentativë, duke sulmuar sheshin “San Marco”, ndërsa këtë herë, venecianët e “Plebiscito.eu” e kanë ritentuar nëpërmjet faqes së internetit dhe me një klikim të mouse-it, nga ku kanë dalë mbi 2 milionë vota në favor të pavarësimit të provincës së Venetos nga Italia, duke rivendosur në thelb Republikën e Dogëve, të pushtuar në mënyrë të paligjshme nga Napoleoni.
Separatistët, të udhëhequr nga Gianluca Busato, një ish-anëtar i Lega Nord, e besojnë seriozisht shkëputjen e Venecias nga Roma, ndërkohë që lideri i tyre ka provuar vitet e fundit të gjitha lëvizjet veneciane, pa arritur të marrë rezultate pozitive elektorale, kur ka kandiduar.
Shpallja e “pavarësisë” ka ndodhur tashmë në Trevizo, ku promovuesit e faqes online kanë përmbledhur të dhënat e referendumit, i cili nisi të dielën e 16 Marsit dhe u mbyll të premten, më 21 Mars. Në referendum kanë votuar rreth 73,2% e personave me të drejtë votimi në Veneto, ndërkohë që janë publikuar edhe votat e pavlefshme, 6615 të tilla, apo rreth 0,29%.
Një plebishit i komunikuar nga grupi venecian, që edhe mund të imagjinohej, duke ndjekur rritjen e votuesve nga dita në ditë. “Kjo është pranvera veneciane”, ka konfirmuar Busato, duke mbështetur faktin se vetëvendosja e popullit venecian “është një betejë për qytetarinë”.
Festa nisi menjëherë në Trevizo, ku mbi 4500 vetë u mblodhën në sheshin “e Zotërinjve” (Piazza dei Signori), duke thirrur në kor “liri, liri!” dhe duke mbajtur në duar flamuj të San Marco-s, me një entuziasëm të jashtëzakonshëm separatizmi, ashtu si dhe themeluesi i Ligës Venete, Franco Rocchetta. Nga skena pati edhe ndërhyrje me dialektin venecian, ndërkohë që nuk kishte prezencë të asnjë politikani të shquar italian.
Top Channel