
Monitorues ndërkombëtare do të dërgohen në Ukrainë, pasi diplomatët rusë i rrëzuan kundërshtimet e tyre.
Organizata për Sigurine dhe Bashkëpunimin në Europë, OSBE do të dërgojë një ekip prej 100 vëzhguesish, brenda 24 orëve përfshirë edhe në zonat juglindore, ku u shenuan incidente. Ata do të qëndrojnë për gjashtë muaj, në nëntë rajone të Ukrainës. Nëse do të paraqitet nevoja, organizata do të zhvendosen edhe 400 monitorues të tjerë.
Por ata nuk do të qëndrojë në Krime. Të premten, presidenti rus, Vladimir Putin firmosi ligjin që zyrtarizoi aneksimin e Krimesë, pavarësisht sanksioneve që iu vendosën vendit të tij nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Ne kryeqendren e Krimese, Simferopol mijera njerez e festuan qe tani Krimea i perket Rusise.
Organizata për Sigurine dhe Bashkëpunimin në Europë me 57 anëtare arriti marreveshjen të premten në darkë. Zonat ku vëzhguesit e osbe-se do të ndalojnë përfshijne; Odesen, Donjeckun, Dnepropetrovskin dhe Luhanskin, ku së fundmi ka patur përplasje mes aktiviste pro dhe kundër Rusisë.
Ambasadori amerikan në OSBE, Daniel Baer tha se “vendimi u kërkon vëzhguesve të zhvendosen brenda 24 orëve”, permes nje deklarate SHBA shkruan se “eshte e qarte se me miratimin e këtij vendimi, misioni monitorues ka edhe mandatin për të punuar në Krime dhe në të gjitha pjesët e tjera të Ukrainës. Por i derguari rus, Andrej Kelin u pergjigj; “Krimea tani është pjesë të Rusisë dhe misioni nuk ka mandat për të shkuar atje”.Diplomatet perendimor fajesuan Rusinë që një marrëveshje e tille nuk u arrit ditë më parë. Në fillim të këtij muaji, monitoruesit e OSBE braktisën vizitën e tyre në Krime, pasi kundër tyre u qëllua me armë, në kufi.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer tha se “pakti i së premtes nuk shënon fundin e krizës, por është një hap që ndihmon përpjekjet tona për të ulur tensionet”.
Top Channel