
Joshua Goldshtein, profesor në “American University” në Uashington DC dhe autor i librit “International Relations” thotë se Krimeja i ndryshon marrëdhëniet ndërkombëtare duke thelluar çarjen në sistemin e fuqive të madhe, edhe në Europë. Ai shpjegon për Top Channel, pas një komunikimi përmes e-mailit se Krimeja nuk vendos nje precedent.
“Aneksimi i Krimesë është dicka e re, në atë, që kufijtë nuk kanë ndryshuar me forcë në dekada. Por gjithashtu është një cështje e vecantë, vecanërisht për mënyren se si Krushovi ia dha Ukrainës për të festuar ditëlindjen e tij si dhe prania e Flotës Ruse atje, kështu nuk mendoj se vendos një precedent, që vendet të nisin të rrëmbëjnë territore me forcë”, thotë Goldshtein.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Ministri i Jashtem, Sergei Lavrov kane permendur disa here Kosoven, per te shpjeguar rastin e Krimese. Goldshtein eshte i mendimit se ka disa ngjashmeri.
“Në të dy rastet, njerëzit dëshironin ta linin vendin, fuqitë ushtarake nga jashtë ndihmuan të ndodhte kjo,madje edhe Rusia dhe pavarësia nuk njihet nga OKB. Karta e OKB-së dhe ligji ndërkombëtar me force mbeshtesin sovranitetin mbi vetvendosjen dhe mendoj se shumë vende e kuptojnë se nëse u lejojmë njerëzve të shkëputen kur ata dëshirojne, do te kishte kaos dhe dhunë në shkallë të konsiderueshme në botë. Rusia duhet ta pranojë këtë, duke qënë se vetvendosja për Krimenë mund t’i hapë dyert vetvendosjes për Çeçeninë etj”, shpjegon profesori amerikan.
Goldshtein e cileson aneksimin e Krimese, jo shume te zgjuar nga ana e Moskes.
“Mendoj se Rusia do të jetë më e izoluar tani, psh mund te dëbohet nga G8. Votuesit e Krimesë nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet në Ukrainë, vendi do t’i drejtohet Perendimit, madje dhe NATO-s ne te ardhmen. Europa do te kerkoje burime te tjera energjie. Ekonomia ruse do te demtohet”, shpjegon ai.
Goldshtein thote se do te kishte qene me e zgjuar nese “Rusia do ta kontrollonte Krimene, pa e aneksuar ate, njesoj si Tajvani, i cili nuk po shpall pavaresine nga Kina. Ndonjehere ambiguiteti eshte nje strategji e dobishme”.
Top Channel