Autoritetet franceze kanë nisur hetimin ndaj një çifti indian për neglizhimin e tre fëmijëve të tyre të vegjël, të cilët u gjet se jetonin në kushte të një jetës së egër brenda apartamentit të tyre.
Një hetim nisi pas sjelljes indiferente të nënës ndaj vajzës së lindur në 1 Janar dhe mjekët informuan policinë për dyshimet e tyre.
Shërbimet sociale zbuluan se vëllezërit e vajzës, të moshës 6, 5 dhe 2-vjeçare jetonin në një apartament që nuk pastrohej kurrë, nuk ishin nxjerrë kurrë jashtë shtëpisë dhe vuanin nga kequshqyerja.
Dy djemtë më të mëdhenj kishin probleme të zhvillimit të tyre, nuk arrinin të kishin një sjellje sociale, nuk ishin në gjendje të flisnin në mënyrë të përshtatshme dhe kishin vështirësi të ecnin.
Ata flinin në dysheqe të ndotur të lënë përtokë, në një shtëpi pa mobilje dhe pa asnjë lodër për të kaluar kohën.
Fëmijët u dërguan në një qendër përkujdesje në muajin Shkurt,
Babai dhe nëna, 33 dhe 27 vjeç, të dy emigrantë indianë, përballen tashmë me mundësinë e një burgimi 7-vjeçar, me një gjobë prej 100 mijë eurosh dhe mundësinë që t’i hiqet përfundimisht kujdestaria mbi fëmijët e tyre.
Top Channel