Bashkimi bankar i BE-së

21/03/2014 00:00

Bashkimi bankar për Bashkimin Europian u arrit me kompromis të minutës
së fundit. Parlamenti Europian dhe përfaqësues të shteteve anëtare
përcaktuan rregulla për likuidimin e bankave dhe takspaguesit nuk do të
përgjigjen më për falimentimet.

“Ne thyem rekordin tonë”, i tha Deutsche Welle-s e lodhur, por e kënaqur pas 16 orë negociatash, me përfaqësues të Këshillit të Ministrave, eurodeputetja gjermane Corien Wortmann-Kohl. Pas negociatave të forta, u miratua pjesa vendimtare e Bashkimit Bankar europian: një fond likuidimi për bankat problematike dhe një autoritet i ri, i cili do të vendosë për mbylljet e bankave.

Fondi i likuidimit do të ndërtohet më shpejt nga planifikimi, në tetë në vend të dhjetë vjetëve. Bankat vetë do të paguajnë 55 miliardë euro në fondet e shpëtimit. Për vendimin, nëse dhe kur do të mbyllet një bankë, impulsin më të rëndësishëm do ta japë Banka Qendrore Evropiane.

Tek BQE-ja në Frankfurt është edhe mbikëqyrja për sjelljen financiare dhe rreziqet e bankave më të rëndësishme të mëdha në Europë. Bazë juridike për këtë pjesë të Bashkimit Bankar mbetet një marrëveshje e posaçme midis 28 shteteve anëtare të BE, e cila nuk është pjesë e së drejtës evropiane.

Shtylla e parë e Bashkimit Bankar, mbikëqyrja mbi 128 bankat më të rëndësishme do të fillojë nga puna në nëntor 2014, por si fillim duhet kryer një test i bankave, për të konstatuar rreziqe të fshehura. paskesaj ne 2016-en hyn ne fuqi Mekanizmi i Likuidimit Bankar për të cilin u ra dakort te enjten ndersa komponenti i trete do te jete garantimi reciprok i kursimeve në Europë, per te cilin ka qendrime te ndryshme.

Top Channel