
Të paktën nëntë persona kanë gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur kur një tren goditi një autobus të vogël në Turqinë jug-lindore.
Aksidenti ndodhi në një kryqëzim mes një rruge automjetesh dhe hekurudhës në afërsi të qytetit Mersin.
Nëntë personat e vdekur dhe pesë të plagosurit, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë ishin të gjithë pasagjerë të autobusit, ndërsa nga pasagjerët e trenit nuk ka asnjë të lënduar.
Mediat lokale flasin për një mosfunksionim të traut mbrojtës dhe sinjalistikës që njofton mbërritjen e trenit. Guvernatori lokal, Basri Guzeloglu njoftoi se aksidenti është pjesë e një hetimi të gjërë për zbardhjen e shkaqeve të tij.
Autobusi po transportonte punonjës në një zonë industriale në periferi të qytetit të Mersinit, në momentin kur është goditur.
Top Channel