
Kane kaluar plot 13 dite nga zhdukja pa asnje gjurme e avionit “Malaysia Airlines”. Të shumta jane teoritë dhe versionet e dhëna nga ekspertët për zhdukjen e tij.
Për çdo ditë pas kësaj ngjarjeje, mediat ndërkombetare kanë shkruar rreth mundësisë së një aksidenti ose të një rrëmbimi, por nuk kanë munguar as spekulimet se ai mund të jetë marrë nga jashtëtokësoret.
Ne listen e gjate te teorive qe qarkullojne per zhdukjen e boing 777 jane keto versione:
1- Mund te kete zbritur ne ishujt Andaman. Mendohet se Avioni ka fluturuar drejt tyre ne zonen mes Indonezise dhe brigjeve te Tajlandes e Burmes. Radari ushtarak ne ate zone mund te mos kete funksionuar, sepse niveli i perceptuar i rrezikut ka qene i ulet.
2- Mund te kete fluturuar drejt Kazakistanit. Republika e Azise qendrore ndodhet ne skajin fundor te korridorit te kerkimeve ne veri, ndaj nuk perjashtohet mundesia qe Boing 777 te jete ulur atje. Zbritja ne shkretetire, sipas eksperteve, eshte me e mundshme se ajo ne bregdet. Me kete arsyetim, po verifikohen gjasat e uljes se avionit ne nje zone tmerresisht te izoluar.
3- Ka perfunduar, ndoshta ne shkretetiren e Taklamakan-it ne veriperendim te Kines
Neper forumet e internetit eshte spekulluar gjate se avioni mund te jete rrembyer nga ujguret separatiste te Kines. 153 nga pasagjeret ishin shtetas kineze, ndaj dhe hamendesohet se ai ka zbritur diku prane kufirit te Kines me Kirgistanin.
4- Nje zjarr ne bord apo ndonje difekt teknik, i cili do te shpjegonte dhe humbjen e transmetimeve te transponderit apo nderprerjen e komunikimit, e ka detyruar te fluturoje ne veriperendim te Malajzise, ndoshta me idene qe ajo ka qene rruga me e sigurte.
Teorite e tjera perfshijne grabitjen e avionit nga terroristet dhe mbajtjen e tij ne Pakistan; fshehjen e boingut ne hijen e radarit te nje avioni tjeter, fluturimit 68 te Singapore Airlines, i cili ndodhej ne te njejten rruge me te; nje perleshje ne kabinen e pilotit cka do te shpjegonte faktin qe mjeti ka fluturuar ne menyre te coroditur; vrasjen e qellimshme te pasagjereve me uljen e presionit te ajrit dhe se fundi, marrjen e avionit me qellimin te perdoret per nje sulm te ardhshem terrorist.
E ndersa argumentohet dhe spekulohet gjere e gjate mbi fatin e humbjes se avionit me 239 pasagjere ne bord, autoritetet australiane sjellin fakte te reja se ai mund te kete perfunduar ne Oqeanin Indian.
Disa pamje satelitore sjellin imazhe te nje objekti te paqarte qe mund t’i perkase avionit malajzian. Edhe pse jo nje gjurme e sakte, te pakten ky konfirmim ngushton rruge e kerkimit te avionit te humbur.
Top Channel