Një matematicien brazilian pretendon se është e mundur që të parashikohet rezultati i lotarive kombëtare, duke përshtatur disa formula të ndërlikuara matematikore me teoritë e probabilitetit.
Renato Gianella pretendon se është tërësisht e mundur të parashikohen numrat që kanë më shumë gjasa që të dalin më shpesh, duke arritur kështu që të kapen vazhdimisht në mos të gjithë numrat, disa prej tyre, duke siguruar shpërblime të majme prej lotarive.
Studimi i matematicienit quhet “Gjeometria e fatit: Numrat e lotos mund te parashikohen”.
Braziliani ka arritur në përfundimin se jo të gjithë kombinimet e mundshme të probabilitetit zbatohen dhe se duke njohur më mirë mundësitë, mund të përqendrohesh gjithmonë e më shumë në ato pak numra që me shumë gjasa mund të të bëjnë fitues.
“Lotaria nuk duhet të konsiderohet si një mënyrë e vendosjes bast, por si një përfaqësim i vërtetë i probabilitetit dhe i ligjit të numrave”, tha Gianella.
Top Channel