Abramov: Sanksionet s’na dëmtojnë

20/03/2014 00:00

Rusia do të vijojë axhendën e saj me Krimenë pavarësisht shtimit të sanksioneve nga Perëndimi në ditët në vijim.

Ambasadori Federatës Ruse në Tiranë Leonid Abramov në një konferëncë për shtyp deklaroi se ata të cilët do të dëmtohen më shumë prej sanksioneve janë vendet ideuese duke shtuar se sanksionet nuk kanë korrur sukses në vende edhe më të vogla se Rusia.

Pavarësisht i pyetur tre herë nga gazetarët, se kur Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës meqënëse presidenti Putin ka hedhur paralele mes Krimesë dhe Kosovës, ambasadori Abramov tha se nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë çështje.

Situata e krijuar në Ukrainë u shpreh ambasadori nuk linte asnjë një mundësi tjetër përveç të drejtës për vetvendosje të popullsisë në Krime ku në referendum për bashkimin me Rusinë votuan edhe 5 mijë qytetarë me origjinë shqiptare.

Qëndrimin e Shqipërisë për çështjen e Krimesë ambasadori Abramov e quajti si jo përfaqësues të interesave reale por thjesht vijim të pozicionit të aleatëve. Ndërsa për etiketimin nga ish-Kryeministri Berisha si fashisht të presidentit Vladimir Putin, ambasadori deklaroi se Berisha është i përfshirë në një analfabetizëm historik dhe se ndodhet në një qorrsokak politik dhe s’ka tjetër se ç’të thotë.

Top Channel